BE-ja e konsideron “mesazh të shkëlqyeshëm” për rajonin marrëveshjen për targat

by admin
Spread the love

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar si esazh të shkëlqyeshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor marrëveshjen e arritur për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të shtatorit, Kosova e Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat, pas situatës së tensionuar në veri me serbët lokalë që bllokuan rrugët kufitare në veri të Kosovës duke kundërshtuar reciprocitetin në këtë fushë. Me marrëveshjen e arritur u hoqën bllokadat dhe të dyja shtetet tashmë janë të obliguara të mbulojnë simbolet e shtetit tjetër në tabelat e veturave.

Gjetjen e një gjuhe të përbashkët në këtë pikë, Von der Leyen e ka parë si shembull që duhet ndjekur të gjithë.

“Marrëveshja e lehtësuar nga BE-ja ishte mesazh i shkëlqyeshëm edhe për rajonin. Se është e mundshme që kur të uleni në tavolinën e negociatave, me dëshirën për të gjetur zgjidhje edhe në situata të vështira dhe mund të gjinden zgjidhje e të vazhdojmë përpara. Nëse i shohim deklaratat sot është mesazh i qartë se jemi të zotuar për zgjerim”, ka thënë ajo në konferencën për media pas sesionit të parë të Samitit të Sllovenisë.

This post was published on 2021-10-06 12:55 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like