“Gjeniu i vogël” gati të zbulohet në “Vizion Plus”

by admin
Spread the love

Programi i njohur prej disa dekadash, “Gjeniu i vogël”, do të rikthehet shumë shpejt në ekranin e “Vizion Plus”.
Në kërkim të talenteve të vegjël që kanë pasion këngën e muzikën, “Gjeniu i vogël” do të rikthehet për të mbështetur të gjithë artistët e vegjël.
Ndonëse prezantuesit e programit ndër vite kanë qenë Alketa Vejsiu, Suela Demiri, Klea Hura, prezantuesi i këtij edicioni mbetet ende enigmë.
Kujtojmë se “Gjeniu i vogël” ka qenë programi i cili ka nxjerrë një sërë talentesh, që vazhduan rrugëtimin në muzikë për shumë gjatë, mes tyre emrash si Olta Boka, Kejsi Tola, Xhensila Myrtezaj etj./revistawho.com

You may also like