“Anglezët tërbohen me Ronaldon”, Rashford reagon pas lajmit të “Bild”

by admin
Spread the love

Marcuis Rashford ka reaguar pas lajmeve të fundit, që thonë se të Manchester United ka përçarje. Gazetari i Bild, Christian Falk, pretendon se Cristiano Ronaldo po tenton të udhëheqë në dhomat e zhveshjes së bashku me klanin e tij.

Kjo situatë, sipas gazetarit gjerman nuk i pëlqen aspak lojtarë anglezë, si kapitenit Harry Maguire, sulmuesit Marcus Rashford dhe të tjerëve, ndaj edhe ka përçarje.

Rashford nuk ka duruar dhe në Twitter ka ripostuar lajmin e Falk, që e shoqëron me këto fjalë si reagim: “Po shpikim gjëra shkel e shko, atëherë? Ju lutem, boll kërkuat për përçarje e ndarje”.

Gjithccka ka ndodhur pasi United u rikthye te fitorja në kampionat kundër Brighton, ndërkohë që golat u shënuan nga Ronaldo e Bruno Fernandes, që thuhet se janë në një klan edhe me portugezin tjetër Dalot. / oversport.tv

Foto: Manchester United Facebook

You may also like