Rihanna vazhdon me paraqitjet plot stil në pritje të ëmbël, shfaqet e lumtur krah partnerit ASAP Rocky

by admin
Spread the love

Rihanna vazhdoi të dëshmonte se është një mbretëreshë e modës edhe gjatë shtatzënisë në mbrëmjen e Fenty Beauty dhe Fenty Skin në Los Angeles, të premten (11 shkurt).

Yllit iu bashkua i dashuri i saj dhe babai i fëmijës së saj, ASAP Rocky, dyshja nuk kishin turp të tregonin për dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, ndërsa reperi 33-vjeçar mbante duart rreth belit të saj me dashuri.

Këngëtarja 33-vjeçare dukej sensacionale teksa shfaqi barkun e rrumbullakosur në veshjen e tejsdukshme në formë të fijeve të ndara.

Afaristja e modës u pa e veshur me një bluzë vezulluese të hapur në pjesën prapa ngjyrë jeshil, duke e kombinuar me një palë pantallona nga i njëjti material, por me një nuancë argjendi dhe vjollce.

Ylli i shtoi edhe më shumë shkëlqim pamjes së saj me një sërë bizhuterish të bukur, duke përfshirë vathë të mëdhenj, një byzylyk mahnitës prej argjendi dhe vjollce dhe një mori unaza argjendi që zbukuronin gishtat e saj.

Flokët e saj të gjatë të zinj ishin të drejtë për këtë rast, dhe të ndarë anash, duke i rrjedhur butësisht poshtë supit dhe shpinës.

Këngëtarja nuk mjaftohej me figurën e saj, duke vazhduar të pozonte me duart e vendosura në bark, shkruan DailyMail.

Rihanna dhe Rocky fillimisht u lidhën në nëntor të 2020 pasi u raportua se ata po shiheshin pas ndarjes së këngëtares nga ish i dashuri i saj, Hassan Jameel.

Të dy ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin.

Rihanna dhe Rocky mbetën miq për pjesën më të madhe të dekadës përpara se People të konfirmonte se ata zyrtarisht po takoheshin në nëntor 2020.

Të dy nisën një pushim romantik në vendlindjen e këngëtares në Barbados muajin e ardhshëm dhe reperi i kaloi Krishtlindjet me familjen e të dashurës së tij.


You may also like