Partizani ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Milan Mirosavljev, të cilin trajneri Dritan Mehmeti e konfirmoi pjesë të “Demave të kuq” në konferencën për shtyp para ndeshjes me Laçin.
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Milan Mirosavljev. Sulmuesi 26 vjeçar është përforcimi i radhës në merkaton e Janarit.
Mirosavljev ka firmosur me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm dhe bashkohet me të kuqtë, pas eksperiencës në Letoni me skuadrën e FK Liepaja.
26-vjeçari është aktivizuar në ekipe të ndryshme në Serbi, ndërsa ka eksperienca me Buduçnost në Malin e Zi dhe Irtysh në Kazakistan”, njofton Partizani. / oversport.tv