Ka dhe suksese si ky i Butrinit, që “shihet” nga 1 milion persona në pak orë

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur nga Kosova, Butrint Imeri mbrëmjen e djeshme ka publikuar projektin e tij të fundit muzikor, video-klipin e këngës“Kuku”.

Një këngë, që duket se i ka dhënë më tepër sukses nga sa kishte menduar.
Në një postim në Instagram, këngëtari shkruan se për më pak se 12 orë, kënga ka arritur të ketë mbi 1 milionë shikime.

“12 ore nga publikimi, “KUKU” ka kaluar mbi një milion klikime n’real time. S’kom koment! Ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar Butrinit ku u kujdes të falënderonte gjithë fansat e tij.

Këngëtari duket se po njeh veç momente të mira në karrierën e tij së fundmi, me një sezon vere të ngarkuar edhe ose në kohë pandemie./revistawho.com

You may also like