23:11 | 29 Janar 2022
23:11 | 29 Janar 2022
Mbrëmë ishte edicioni i radhës i Big Brother Vip.
Pas shumë ngjarjeve dramatike sidomos pas ngjarjes me Einxhel situata u qetësua, shkruan lajmi.net.
Egzona Rafuna ishte e eliminuara e radhës, njëherish konkurrentja e fundit nga Kosova.
Por në fund të edicionit Vëllai i Madh kishte ftuar reperin Mozzik për t’i argëtuar banorët.
Mozzik njihet edhe nga jashtë me Donaldin ndaj afirmiteti mes tyre ishte i pashmangshëm.
Donaldi qe ai i cili kishte futur reperin brenda në shtëpi ku thuhet se Mozzik i ka dhënë informacione nga jashtë, duke i thënë se ti je fituesi nga publiku.
Kjo ka ndikuar edhe tek banorët tjerë të cilët sot kanë debatuar me Donaldin i cili ndihej keq dhe u shpreh se në fund të fundit është vetëm një mendim i reperit.
Ndryshe, Vëllai i Madh ka dënuar Donaldin se nuk mori leje për ta futur reperin në shtëpi, dënim i cili do të merret vesh të martën./Shqip/