Anxhela Peristeri me ndihmën tuaj mund të shpallet vokali më i mirë i Eurovision

by admin
Spread the love

Anxhela Peristeri na përfaqësoi vitin që shkoi me këngën “Karma” në Eurovision dhe së fundmi është vlerësuar nga faqja zyrtare e festivalit europian si një nga pesë vokalet më të mira. Për të zgjedhur fituesin mes 5 emrave, është hapur një votim me komente në faqen zyrtare të koncertit dhe mbështetja për Anxhelën ka nisur prej kolegëve të saj ndër ta: Ronela Hajati, Rozana Radi, Evi Reçi, Ardit Çuni e shumë të tjerë. Në faqe mund të votohet edhe për Gjon’s Tears, që gjithashtu është ndër 5 vokalet më të mirë. Se kush do fitojë, mbetet për t’u parë.

You may also like