Jorginho: Topi i Artë një ëndërr, por dua edhe dy trofe për këtë vit

by admin
Spread the love

Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Europiane me Chelsea-n, dhe Kampionatin Europian me Italinë, mesfushori Jorginho ka përfunduar në krye të listës së pretendentëve për Topin e Artë 2021.

Megjithatë italo-braziliani nuk shpërqendrohet dhe thekson se pavarësisht arritjeve deri tani e ëndrrës për të fituar Topin e Artë, ka ende objektiva për të synuar deri në fund të vitit, si Nations League me Italinë dhe Botërori i Klubeve me Chelsea-n.

“Viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm për mua, pasi kam fituar shumë dhe natyrisht që do të ishte një ëndërr të kurorëzohej me Topin e Artë. Megjithatë nuk dua të mendoj për të, pasi viti nuk është mbyllur ende dhe jam i përqendruar të fitoj edhe Botërorin e Klubeve me Chelsea-n dhe Nations League me Italinë”, deklaroi Jorginho.


Top Channel

You may also like