John Legend iu dha një ide fantastike tatuazhi të gjithë baballarëve të vajzave

by admin
Spread the love

John Legend ka treguar tatuazhin më të ri që ka bërë, domethënia e të cilit është e veçantë.
Vetëm disa ditë pasi gruaja e tij, Chrissy Teigen, i kishte bërë thirrje publike për ta jetësuar idenë e tatuazhit, ylli i popit kishte vendosur që ta bënte atë duke vendosur përjetësisht në trup vizatimin e të së bijës 5-vjeçe, Luna-s,
“Luna po vizatonte mbi ne një natë dhe tha: Më pëlqen kjo. Kjo është flutura më e mirë që kam vizatuar ndonjëherë. Dhe më pas vizatoi një buqetë të bukur me lule në krahun e John. Ai u kthye tek unë dhe më tha: Unë do të bëj tatuazh vizatimin tim, nëse edhe ti bën tatuazh tëndin”, ka thënë Teigen.


Plani për ta bërë këtë tatuazh ka disa kohë që diskutohet në familjen e Legend, derisa e tregoi të realizuar së fundmi.
Pas publikimit të lajmit komentet e shumta nuk munguan, shumica e të cilave e quanin John Legend si “baba ideal, që çdo vajzë do të donte ta kishte”./revistawho.com

You may also like