Travis Scott përjashtohet nga festivali i vitit!

by admin
Spread the love

Travis Scott është larguar nga formacioni i performancave për Festivalin e Muzikës dhe Arteve në “Coachella Valley 2022” dhe e gjitha thuhet se ka ndodhur si pasojë e tragjedisë së ndodhur në “Astroworld”.
Zhvillimi pason një raport nga KESQ në Palm Springs, ku u raportua se artisti u hoq nga lista pas tragjedisë që ndodhi në festivalin e tij në muajin nëntor, ku humbën jetën 10 njerëz, sipas Variety.
Një peticion i krijuar nga “Change”, i cili filloi të realizohej menjëherë në ditët pas tragjedisë, ka kërkuar largimin e tij nga formacioni “i Coachella-s”. Peticioni ka mbledhur rreth 60 mijë nënshkrime për pak kohë. Burimet thonë se festivali informoi agjenten e Scott-it, Cara Lewis, me qëllim eliminimin e Scott nga lista e artistëve pjesëmarrës. Nga reperi nuk ka asnjë reagim për këtë çështje./revistawho.com

You may also like