Instituti për Hulumtime Politike – IPIS hedh poshtë anketën që u publikua një ditë më parë. Gjegjësisht ata për TV Shenja thonë se ajo anketë është e rreme dhe se nuk është publikuar nga ana e tyre, por nga dikush tjetër”, shpjegojnë nga Instituti.
Instituti IPIS
“Anketa është e rreme, ajo nuk është publikuar nga ana jonë. Është marrë nga Wikipedia dhe aty është vendosur nga dikush, por ajo realisht nuk ekziston. Nuk e dijmë se kush e ka vendosur aty. Agjencia ka kontaktuar me Agjensionin që e ka shpërndarë, agjensia INA, na kanë thënë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se anketa është e rreme dhe kanë kërkuar falje dhe e kanë larguar lajmin”.
Anketa e radhës nga IPIS bënë me dije se do të publikohet të martën në RTVM dhe i dedikohet Njësisë Zgjedhore numër 2 dhe 6.
Sipas analistit Albert Musliu, publikimi i anketave në kohë zgjedhore është një PR që e shohim çdo cikël zgjedhor. Për besueshmërinë dhe keqpërdorimin e tyre, Musliu përmendi po ashtu anketën e një dite më parë.
Albert Musliu, analist
“Ne kishim një rast dje ku një person i cili ka bërë bërë disa anketa. Ato ishin keqinterpretuar nga përfaqësues të një partie politike në PR e rrjeteve sociale. Kur ai reagoi, kishte reagime të tjera se përse ai ragon. D.m.th e them kjo është më shumë PR se sa anketë nga e cila qytetarët mund të mbështeten…Nuk besoj se deri në zgjedhje do të ketë shumë anketa, por do të improvizojnë me rezultatet e anketave, me informatat që ato i kanë. Është një PR që e shohim çdo cikël zgjedhor, i cili i targeton votuesit të cilit zakonisht votojnë për atë parti”.
Anketa në fjalë tregonte se VMRO-DPMNE ka mbështetjen prej 40.4%, LSDM-ja 22%, koalicioni VLEN 15.6% dhe BDI-ja 8.6%. Pas publikimit të saj, pati reagime nga partitë.
Emine Ismaili /SHENJA/