Marko Materaci do të mbetet gjithmonë një interist i zjarrtë e sidomos një anti-juventin. Dhe sigurisht ish-mbrojtësi zikaltër nuk ka munguar në “San Siro” për “Derbin e Italisë” të së dielës në darkë, ku skuadra e tij e zemrës fitoi 1-0.
Ashtu si shumë figura të tjera të njohura të futbollit italian, edhe ai ka postuar foto e video në rrjetet sociale gjatë dhe pas ndeshjes. Në një prej tyre, ish-mbrojtësi është tallur me bardhezinjtë.
Ai ka postuar një foto të tabelës elektronike të stadiumit, në momentin kur publikohej numri i tifozëve të pranishëm në stadium, duke e modifikuar në mënryën e tij.
“75.491 spektatorë”, shkruhej në tabelën elektronike, ndërsa Materaci i kishte shtuar “+Zomer”, duke lënë të kuptohej se portieri nuk kishte pasur punë gjatë ndeshjes ndaj Juventusit, ndaj kishte qenë edhe ai një spektator në këtë sfidë.
PANORAMASPORT.AL