Kupa FA ka hedhur sot shortin e turit të pestë të këtij kompeticioni me ekipet që kanë siguruar praninë mes 16 më të mirëve, ashtu si edhe atyre që presin nga ndeshjet që do të riluhen të sigurojnë biletën e tyre.
Goglat kanë sjellë në fakt një short ku janë shmangur përplasjet mes pretendentëve për trofeun edhe pse ka sfida mes skuadrave të Premier Ligës.
Gjithsesi, shorti ka qenë mjaft bujar me klubin modest të Meidstoun, i cili eliminoi Ipsuiç. Klubi i kategorisë së gjashtë angleze ka shmangur superfuqitë e Premier Ligës, pasi përballë do të ketë fituesin e çiftit Shefilld-Koventri.
SHORTI
Bllekbërn-Njukasëll
Çelsi/Aston Vila–Lids/Portsmuth
Bornmuth-Leister
Liverpul–Uotford/Sauthempton
Bristol/Notingam–Mançester Junajtid
Ullvërhempton-Brajton
Shefilld/Koventri-Meidstoun
Luton-Mançester Siti
PANORAMASPORT.AL