UASHINGTON, 17 janar /ATSH- ANSA/ – Në përgjigje të sulmeve në Detin e Kuq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të rivendosin Houthis në listën e ‘terroristëve globalë të caktuar posaçërisht’ (SDGT).
Përcaktimi do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh. Të përcaktuar si grup terrorist gjatë presidencës së Donald Trump, Houthi-t u hoqën nga e njëjta listë nga Joe Biden në vitin 2021 për të lejuar ndihmën në Jemen.
“Kjo masë nuk do të prekë popullatën jemenase dhe mbështetja humanitare do të vazhdojë”, theksuan zyrtarët. /os/