Fifi gjatë ditës ka marrë vendim që të largohet nga Big Brother VIP.
Pas vizitave që pati te psikologu, këngëtarja nga Kosova e ka parë të arsyeshme që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Monika u shfaq mjaft e mërzitur nga ikja e saj, sa që ende nuk po pushon së qari për të.
Por, po të kthehemi tek dita e djeshme, një ditë pas asaj që ndodhi me Fifin, Monika në një bisedë me Arjolën tha se sipas saj Fifi të gjithën e pati lojë.
Duke u munduar të flasin me kode, ajo thotë se nuk e beson se është e vërtetë.
Madje, edhe kur i ra të fikët, Monika ishte e vetmja banore e cila nuk lëvizi fare nga kolltuku ku ishte ulur.
Kjo gjë u pa qartë edhe në një video të publikuar në rrjete sociale nga momenti kur ndodhi e gjithë drama.