U vra nga një shqiptar, familja dhuron të gjitha organet e zjarrfikësit italian

by admin
Spread the love

Organet e zjarrfikësit italian që u vra nga një shqiptar janë dhuruar.

Mediat italiane shkruajnë se kjo ka qenë dëshira e të ndjerit Giuseppe Tucci para se të vdiste.

Zemra, mbërriti në spitalin e Bolonjës, mushkëritë, veshkat, në spitalin Cesana, mëlçia, kornea, janë depozituar në bankën e kornesë, sipas mediave italiane. Transplantet u zhvilluan në Rimini përpara se trupi i Tuccit të transferohej në dhomën e morgut të spitaleve të bashkuara të Foggia-s.

Italiani u vra nga shqiptari 28-vjeçar Klajdi Mjeshtri në Rimini fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë. Shqiptari është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje, teksa konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.


Top Channel

You may also like