Në kohë lufte, Ukraina ka siguruar një litar shumë të nevojshëm shpëtimi, një marrëveshje për një hua prej 15.6 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Huaja është e para që FMN-ja miraton për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv, sakaq paketa është shuma më e madhe e marrë nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se bordi i tij ekzekutiv programi i kredisë i miratuar për Ukrainën, është pjesë e një pakete globale prej 115 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë e vendit ndërsa lufton me pushtimin 13-mujor të Rusisë.
Paratë do të shpërndahen në harkun kohor të katër viteve për të përmbushur nevojat e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë.
“Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt pranimit në BE pas mbarimit të luftës”, tha në një deklaratë për media zyrtari i FMN-së, Gavin Grey.
Stafi i FMN-së ka njoftuar anëtarët e bordit për marrëveshjen. Zakonisht, kreditë e FMN-së mundësojnë mbështetje edhe nga Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare.Sipas përllogaritjeve, kostoja e rindërtimit të Ukrainës vlerësohet të jetë qindra miliarda dollarë.
“Një rimëkëmbje graduale ekonomike pritet gjatë tremujorëve të ardhshëm, pasi aktiviteti rimëkëmbet nga dëmet e mëdha në infrastrukturën kritike, megjithëse ka ende rreziqe të mëdha, përfshirë edhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të konfliktit”, tha Grey.
Një zyrtar i lartë ukrainas përjashtoi çdo armëpushim në luftën e Rusisë kundër vendit të tij. Këto veprime u justifikuan ministri i Jashtëm Sergei Lavrov si kundërveprim i Rusisë përball “kërcënimeve ekzistenciale” për sigurinë dhe zhvillimin e Rusisë nga “shtetet jomiqësore”.
Top Channel