Festivali i Radio Televizionit Shqiptar që përcakton edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurosong ka shpallur listën e artistëve pjesëmarrës.
Njëria nga ata që nuk arriti të pranohet është Mentor Haziri, i cili përmes rrjeteve sociale ka hedhur akuza të forta kundrejt festivalit.
Mes tjetash ai akuzoi se problemi qëndron se ishte nga Kosova pasi sipas tij ata nuk i duan artistët kosovarë si dhe përmendi korrupsionin.
Këtij shkrimi të Mentorit i ka reaguar ashpër Alban Ramosaj, kënga e të cilit është pranuar për edicionin e këtij viti në RTSH.
Ai ka thënë se vet vie nga Kosova dhe ka akuzuar artistin ferizajaz se po nxit helm dhe urrejtje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë duke i thënë se po i vinte turp nga ato që po i dëgjonte nga ai.
Këtij reagimi të Albanit nuk i ka munguar përgjigja e Mentorit ku insiston se moszgjedhja e tij ishte e qëllimshme.