Video/ Rusia derdh 20 ton grurë ukrainas mbi rrugën e daljes nga Mariupol

by admin
Spread the love

Rusia ka derdhur grurin ukrainas në një nga rrugët që të çojnë në Mariupol.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit të pushtuar, pohoi se njëzet tonë grurë ishin shpërndarë në rrugën në zonën e Novoazovsk në lindje të Mariupolit.

Në një postim në Telegram , Andriushchenko tha: “Rusia do të qajë për ‘urinë në botë’. Pyes veten se kush e shkaktoi urinë në botë?”

Një video e postuar dje nga këshilltari supozohet se tregon makinat që duhet të kalojnë mbi grurin e hedhur.


Top Channel

You may also like