Në një mendim me tifozët, Inter zgjedh kapitenin e sezonit të ardhshëm

by admin
Spread the love

Këtë sezon shiriti i kapitenit tek Inter ka “shëtitur” në shpatullën e Milan Skriniar, Samir Handanovic por edhe Lautaro Martinez.

Megjithatë, nga sezoni i ardhshëm shiriti i kapitenit do të qëndrojë vetëm me Lautaro Martinez pasi është ai i përzgjedhuri i shoqërisë zikaltër, por edhe tifozerisë.

Argjentinasi po kalon një formë të shkëlqyer aktualisht teksa shënon çdo 109 minuta, ndërsa vetëm në vitin 2023 ia ka dalë ta gjejë rrugën e rrjetës në tetë raste. Kështu, klubi kërkon t’i japë më tepër besim, por mbi të gjitha ta blindojë sa i takon merkatos duke njohur interesin e madh që vjen për argjentinasin nga klubet më elitare të Europës.

Kontrata e 25-vjeçarit me Inter përfundon në vitin 2026 teksa prej verës së vitit 2018, Lautaro është pjesë e Inter duke u shndërruar në një idhull për tifozerinë e San Siro-s./ Shqip


Top Channel

You may also like