Këtë të premte ishte Prime i radhës në Big Brother VIP Kosova dhe si përherë na priti një mbrëmje e gjatë me shumë zhvillime.
Por, mbrëmë kishte festë të dyfishtë brenda shtëpisë, sepse festohej 17 shkurti, dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 14 vjetori i themelimit të Klan Kosovës.
Prandaj banorët dhe të gjithë shikuesit kishin shumë për të festuar.
Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës banorët kishin muzikë dhe atmosferë të jashtëzakonshme brenda shtëpisë ku e shijuan edhe të gjithë shikuesit.
Ashtu si çdo Prime edhe nata e mbrëmshme bashkoi shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë botës ku ka shqiptarë duke thyer çdo rekord shikueshmërie.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.