Drejtori për Rini dhe Sport në komunën e Skenderajt, Alban Berisha, është parë duke ndihmuar qytetarët për t’u evakuuar nga reshjet e mëdha që kanë befasuar disa rajone në vend.
Berisha, së bashkë me zëdhënësin e komunës, Amir Lushtaku, shihen teksa ndihmojnë një grua për t’u evakuuar, sipas një fotografie të shpërndarë nga Drenica Press në Facebook.
Reshjet e mëdha në Skenderaj dhe në disa komuna tjera kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke bërë që qytetarët t’i braktisin shtëpitë e tyre, të cilat janë mbushur me ujë, njësoj si rrugët.
Në një video tjetër të shpërndarë shihen makinat teksa barten nga reshjet e mëdha, shumica e tyre pothuajse të mbuluara nga uji, në Skenderaj.