Frikë për trajnerin legjendar të Bayern, Heynckes i nënshtrohet operacionit në zemër

by admin
Spread the love

Trajneri legjendar i Bayern Munich, Jupp Heynckes i është nënshtruar një operacioni shumë të ndërlikuar në zemër orët e fundit.

Për fat të mirë, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe 77-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Në muajt e fundit, por sidomos në nëntor, problemet kardiake për Heynckes u shtuan ndjeshëm derisa mbërritën në pikën kritike. Gjithsesi, momenti i vështirë është hedhur pas krahëve dhe ish-tekniku pritet ta marrë shpejt veten.

Kujtojmë se Heynckes është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Bayern Munich teksa i ka drejtuar ata në tre epoka të ndryshme, por sigurisht më i veçantë mbetet sezoni 2012-2013, kur bavarezët fituan tripletën e titujve (Kampionat, Kupë dhe Champions League) teksa janë e vetmja skuadër gjermane që krenohen me një arritje të tillë./ Shqip


Top Channel

You may also like