153 raste të reja, 11 të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, prej 1.549 testimeve të bëra janë regjistruar 153 raste të reja pozitive me koronavirus, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup me gjithsej 108 raste. Gjithashtu në 24 orët e kaluara 309 persona janë shëruar nga kovid-19. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore, 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, dhe atë 2 nga Prilepi, Kavadari dhe Demir Hisar, dhe nga një person nga Shkupi, Kërçova, Manastiri, Gjevgejlia dhe Velesi. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë regjistruar edhe dy viktima me datë të vdekjes më 22.10.2021 deri më 30.10.2021. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikiuarve ka arritur në 202.705, i të shëruarve në 188.849, të vdekurve në 7.145, kurse numri aktiv momentalisht rezulton në 6.711 . /SHENJA/

You may also like