Patushi: Titulli me Vllazninë realizimi i një ëndrre, mëkat që të rinjve sot u mungon grinta

by admin
Spread the love

Superkupa e fundit mes Tiranës dhe Vllaznisë është luajtur në vitin 2001 dhe shkodranët kanë fituar sfidën me rezultatin 2-1 falë golave të Patushit dhe Sinanit. Ish-mesfushori ka kujtuar atë sfidë për Oversport në prag të ndeshjes së sotme.

“Ishte një sezon fantastik, që e kurorëzuam me titullin kampion dhe më një pjesëmarrje dinjitoze në Champions League. Ishte një përgatitje shumë e mirë për të fituar Superkupën. Ishte një ndeshje e luftuar, por Vllaznia dominoi dhe fitoi me meritë.

Kisha firmosur para-kontratë me Tiranën, por luajta shumë mirë dhe dhashë maksimumin për Vllazninë. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. I tillë është futbolli duhet të respektosh skuadrat ku luan.

Titulli me Vllaninë apo Tiranën vlen më shumë? Kam bëtë realitet ëndrrën time si fëmijë te Vllaznia dhe nuk do ta harroj kurrë titullin e parë që kam marrë me Vllazninë. Pavarësisht se fitova tituj me Tiranën, nuk e harroj kurrë titullin e fituar me Vllazninë.

Ndryshimet në futboll? Terrenet janë përmirësuar. Të vjen keq të si Tiranës edhe Vllaznisë i mungon grinta, pasi sot i kanë mundësitë që ne nuk i kishim. Mesfushori që i ngjan Patushit? Ka vite që nuk shoh dikë si unë”, ka thënë Saimit Patushi. / Oversport.tv

You may also like