Kush është? Paloka plas deklaratën e fortë: Gjysmëzyrtari i Alibeajt erdhi më takoi para 1 muaji

by admin
Spread the love

Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se fillimisht negociatat nuk i ka bërë me deputetin Gazment Bardhi, por me një tjetër person. Pa i përmendur emrin, Paloka e quajti demokratin në fjalë si ‘gjysmëzyrtar’ e ‘gjysmëmbështetës’ të deputetit Enkelejd Alibeaj. Ai tha se bisedimet me të janë zhvilluar para një muaji, por nuk ndau të tjera detaje.

“Këto janë detaje të parëndësishme, ne kemi diskutuar gjatë gjithë kohës, nuk është se unë i dhashë star bisedimeve një ditë nga zeroja. Gjithë kohës kemi qenë duke folur. Mund të them që ka qenë një person gjysmë zyrtar nga grupi i tyre që ka ardhur tek ne, mund të them para një muaji,”– tha Paloka.

You may also like