Barcelona dhe Atletico Madrid duket se janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për çështjen “Griezmann“. Sipas mediave spanjolle, për këtë tratativë mungon vetëm zyrtarizimi.
Sulmuesi francez është i huazuar te “Los colchoneros” me detyrim blerje për 40 milionë euro në rast se ai aktivizohet 50% të minutave të ndeshjeve në dy vitet e huazimit. Klubi madrilen nuk ka ndërmend të shpenzojë për shumen e rënë dakord me ekipin katalanas dhe për këtë arsye Simeone e aktivizon në minutat e para të pjesës së dytë.
Mundo Deportivo tregon se, Barcelona nuk mund ta përballoje ekonomikisht rikthimin e lojtarit dhe do të ishte e gatshme për të bërë një zbritje deri në 50% të shumë se kërkuar. Kështu, Atletico mund ta marrë përfundimisht francezin për shumen e 20 milionë euro. /oversport.tv
Foto: Atlético de Madrid Facebook