Arrihet marrëveshja me Atleticon, Barcelona ul pretendimet për Griezmann

by admin
Spread the love

Barcelona dhe Atletico Madrid duket se janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për çështjen “Griezmann“. Sipas mediave spanjolle, për këtë tratativë mungon vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi francez është i huazuar te “Los colchoneros” me detyrim blerje për 40 milionë euro në rast se ai aktivizohet 50% të minutave të ndeshjeve në dy vitet e huazimit. Klubi madrilen nuk ka ndërmend të shpenzojë për shumen e rënë dakord me ekipin katalanas dhe për këtë arsye Simeone e aktivizon në minutat e para të pjesës së dytë.

Mundo Deportivo tregon se, Barcelona nuk mund ta përballoje ekonomikisht rikthimin e lojtarit dhe do të ishte e gatshme për të bërë një zbritje deri në 50% të shumë se kërkuar.  Kështu, Atletico mund ta marrë përfundimisht francezin për shumen e 20 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Facebook

You may also like