Atletico fiton pas më shumë se katër vitesh në “Sánchez Pizjuán”, vendosin Llorente e Morata

by admin
Spread the love

Atletico e Madridit i shkakton humbjen e katër në La Liga Sevillas, që e ka të vështirë të dalë nga kriza e rezultateve të këtij fillim sezoni.

Në “Sánchez Pizjuán” renduan gabimet e skuadrës vendëse, të shfrytëzuara më së miri nga “Los Colchoneros”, që rikthehen të fitojnë në këtë impiant pas më shumë se katër vitesh.

Skuadra e drejtuar nga Simeone realizoi nga një gol në çdo pjesë, duke e administruar me fanatizëm lojën, pa hyrë në aventurë.
Golin e parë e realizoi Llorente, në minutën e 29-të, I shërbyer nga Koke, me këtë të fundit që u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Atleticos së Madridit.

Golin e sigurisë e realizoi Alvaro Morata në të 57-tën, pasi u shërbye nga Mateus Cunha. Asnjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Sevillan që mbetet shumë larg formës së sezonit të kaluar, duke u renditur në pjesën e poshtme të klasifikimit (vetëm 5 pikë), ndërsa Atletico me këtë sukses “harron” disfatën në derbi dhe shkon në kuotën e 13 pikëve.


Top Channel

You may also like