I fiksuari pas Kim Kardashian arrestohet pasi thyen urdhrin e ndalimit të policisë

by admin
Spread the love

Nicholas Costanza është kthyer sërish në qendër të mediave, pasi tentoi edhe njëherë tjetër që të hyjë në pronën e Kim Kardashian. Zotëria në fjalë ka një urdhër ndalimi të përhershëm nga policia pasi ka kërcënuar Kim, i ka dërguar diamand dhe një kokërr ‘Plan B’ që ndalon shtatzëninë.

Të gjitha këto ngjarje i hapën probleme serioze me drejtësinë, por prap tentoi të hyjë në zonën rezidenciale ku banon Kim. Rojat e sigurisë e ndaluan në kohë dhe Nicholas është aktualisht në paraburgim, nga ku mund të dalë vetëm pasi të shlyejë detyrimin prej 150.000 dollarë ndaj shtetit./revistawho.com

You may also like