Champions League “play off”/ Benfica hipotekon grupet, fiton edhe Maccabi Haifa

by admin
Spread the love

Janë luajtur edhe tre ndeshje të tjera të fazës finale të “play off” në Champions League. Sfida hapëse e kësaj të mërkure ka qenë Qarabag përballë Victoria Plzen. Edhe pse u përpoqën shumë, asnjë nga ekipet nuk ia doli dot të shënonte me sfidën që përfundoi 0-0. Gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit.

Fitore ka arritur Benfica në transfertë përballë Dinamos së Kievit. Sfida ka përfunduar me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Gilbertos dhe Ramos. Një fitore kjo që e bënë më të kualifilimin për Benfican.

Një hap të rëndësishëm për fazën e grupeve të Champions League ka hedhur edhe Maccabi Haifa. Izraelitët mposhtën në shtëpi Crvena Zvezdën me rezultatin 3-2. Fitoren Maccabit ia dhuroi dygolëshi i Pierrot dhe goli i Chery. Për serbët shënuan Pesic dhe Kanga. /oversport.tv

Foto: SL Benfica, Twitter

You may also like