Tashmë është zyrtare: Timo Werner kthehet në shtëpi dhe është lojtari më i ri i RB Leipzig në Bundesligën gjermane.
Qendërsulmuesi është larguar përfundimisht nga Chelsea, ku nuk arriti të lërë dot shenjë gjatë 2 viteve të fundit, dhe rikthehet në kampionatin gjerman, aty ku spikati pikërisht me fanellën e Leipzig.
Werner ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026 me klubin gjerman dhe shpreson të rigjejë sërish formën e dikurshme në Bundesligë. / Oversport.tv
Foto: RB Leipzig Twitter
EINMAL LEIPZIG, IMMER LEIPZIG ❤️🔥 pic.twitter.com/dxem0a6WXa
— RB Leipzig (@RBLeipzig) August 9, 2022