Në pritje të startit të Serie A, sfida Inter-Villarreal live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Ka filluar numërimi mbrapsht dhe tashmë ka mbetur edhe një javë nga fillimi i kampionatit italian të futbollit, një event që transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Por Interi ka akoma edhe një ndeshje miqësore për të luajtur para se të nisë të mendojë për debutimin sezonal në Serie A, sfidën kundër Lecces që do të luhet të shtunën e 13 gushtit në orën 20:45 në stadiumin “Via del Mare”.

Të shtunën e 6 gushtit zikaltërit e Simone Inzaghit do të përballen me Villarreal në miqësoren e fundit në prag të sezonit të ri. Ndeshja kundër skuadrës spanjolle, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions League, do të luhet në stadiumin “Adriatico-Giovanni Cornacchia” të Peskarës në orën 20:30 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Foto: Inter Twitter

You may also like