Eros Grezda prezantohet te klubi i ri, firmos për një sezon në Turqi  

by admin
Spread the love

Eros Grezda është gati për një tjetër aventurë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka firmosur në Turqi me ekipin e Manisas që militon në Ligën e Dytë turke.

Ka qenë vetë klubi turk që ka publikuar lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Eros Grezda ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur të paktën për një sezon me klubin turk.

Megjithatë, në kontratë qëndron opsioni edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që pasi firmosi kontratë, Grezda është shprehur i lumtur për këtë transferim. Ai vendosi menjëherë edhe objektivin sezonal ku kërkon të çojë në Superligën turke klubin e Manisas. /oversport.tv

Foto: Manisa Futbol Kulübü, Twitter

You may also like