Meta në alarm nga shkarkimi, mbledh pas vetes të besuarit dhe nis tentativat për të bllokuar emërimet e reja në Kushtetuese

by admin
Spread the love

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kaluar në gjykim çështjen e shkarkimit ka shqetësuar ndjeshëm presidentin Ilir Meta. Njerëz pranë tij bëjnë me dije se presidenti i trembet një shkarkimi, prandaj ka nisur lëvizjet për të shtyrë së më shumë të jetë e mundur një gjë të tillë. Mësohet se ai ka mbledhur njerëzit e tij më të besuar dhe ka kërkuar që të vihen në lëvizje për të ndalur këtë proces. Mësohet se do të ecet në dy drejtime. Së pari është elementi i numrave brenda gjykatës.

Sipas burimeve presidenti do të sigurohet nëse ka besnikërinë e të emëruarve prej tij. Meta ka emëruar në Kushtetueses: Marsida Xhaferllarin, Përparim Kalon dhe Sonila Bejten. Nga të tre emra, kjo e fundit njihet si person pranë presidentit. Edhe në media ajo ka folur duke mbështetur presidentin dhe ka sulmuar mazhorancën. Presidenti duket se e ka të sigurt votën e saj. Por sa u takon dy emrave të tjerë situata ndryshon. Për Xhaferllarin, Meta bëri luftë të fortë që ta emëronte aty, mirëpo ajo është partnere e deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili ka dalë krah Bashës dhe raportet me Metën janë prishur. Kështu që vota e saj nuk dihet nëse mund të shkojë më për Metën.

Ndërkohë sa i takon zotit Kalo, ai është një jurist i vjetër dhe sinjalet janë se do i bindet ligjit. Emri që mund të vendosë gjithçka është Vitore Tusha. Nëse ajo do vijojë të jetë në detyrë mund të ketë votën përcaktuese, pasi nëse vendimi merret me 7 anëtarë, duhet që të kemi një rezultat të paktën 5 me 2, qoftë për shkarkim, qoftë për rrëzim të Kuvendit. Një rezultat 4 me 3 e mban presidentin në detyrë sepse duhen 5 vota minimalisht. Sipas informacioneve kreu i shteti po synon pikërisht këtë gjë, që të kemi një vendim nul.

Që ta arrihet një vendim nul, duhet që Kushtetuesja të jetë me 7 anëtarë, pasi nëse ndodhin ndryshime atëherë gjithçka mund të përmbyset. E sigurt është se 9 anëtarë nuk do ketë dot, pasi KED e ka pezulluar vakancën e lënë nga Gani Dizdari. Momentalisht po punohet për të emëruar vetëm dy emra. Mirëpo me emërimin e tyre ikën Vitore Tusha dhe prishen balancat duke rënduar pozitat e Metës, i cili e propozoi Tushën për në KLSH.

Por plotësimi i vakancave po has vështirësi dhe mësohet se presidenti ka udhëzuar të vetët që të zvarritet ky proces. Këshilltari i tij dhe Avokatja e Popullit janë në KED. Gazeta tha më herët se ka një pazar edhe me qeverinë, por mbetet të shihet. Sipas burimeve, po tentohet që të mos emërohet anëtari i 10 i Gjykatës së Lartë, si dhe të shtyhet sa më shumë verifikimi i kandidatëve në KED. Për të qenë më të qartë, Kushtetuesja ka 3 vende vakante dhe ato duhet të plotësohen nga Gjykata e Lartë. Janë 9 emra që shfaqën interes dhe po verifikohen nga KED. Mirëpo puna po has problematika dhe synimet janë se kjo lidhet me dosjen e Metës. Që Gjykata e Lartë të bëjë emërimet në fund duhet të ketë minimumi 10 anëtarë, por ajo ka 9.

Pra mungesa e një anëtari e bllokon procesin. Nga ana tjetër KED nuk po verifikon dot të dhënat për kandidatët. Së pari institucionet po zvarrisin dokumentet. Dhe së dyti DSIK nuk pajis stafin me certifikata sigurie. Këto dy probleme pritet të shfrytëzohen nga kreu i shteti për të mos lejuar emërimin e anëtarëve të rinj. Marsida Xhaferllari është në KED bashkë me Avokatin e Popullit dhe këshilltarin juridik të Metës dhe ata kanë shumë rol. Sipas burimeve besnikët e tij janë hedhur në veprim dhe po luajnë të gjithë gurët që Kushtetuesja të mbetet me 7 anëtarë dhe të mos marrë dot vendim kundër tij. Mbetet të shihet si do vijojë loja, pasi SHBA e ka bërë të qartë se nuk do lejojë pazare me drejtësinë e re.

You may also like