Nicolò Casale është lojtari më i ri i Lazios. Pasi lojtari kaloi me sukses vizitat mjekësore, klubi bardhekaltër njofton në faqen e vet zyrtare blerjen e mbrojtësit.
“Lazio njofton se ka blerë përfundimisht kartonin e futbollistit Nicolò Casale nga Verona”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Tare dhe Lotito i dhurojnë teknikut Sarri një përforcim në repartin difensiv dhe ky transferim i ka kushtuar Lazios 7 milionë euro plus bonuse. / Oversport.tv
Foto: S.S.Lazio Twitter
🚨 𝐔𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄 🚨
✍️ Nicolò Casale è un nuovo calciatore della #SSLazio!#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/tBCUHxJu1R— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 8, 2022