Sfida e parë në Champions League/ Tifozët bardheblu në mbështetje të skuadrës së zemrës

by admin
Spread the love

Një numër i konsiderueshëm tifozësh bardheblu janë nisur nga Tirana me makina në drejtim të Luksemburgut, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në sfidën e tyre të parë të Champions League për këtë sezon të ri.

Sipas programit, sot sipas traditës, kampionët e Tiranës në orën 19:00 do të bëjnë një stërvitje të lehtë në ‘Stade Jos Nosbaum’, ku nesër, në orën 19:30, bardheblutë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut për ndeshjen e parë të Champions League.

Në orën 19:30 trajneri i bardhebluve të Tiranës, Orges Shehi, do të jetë në një konferencë për mediat.


Top Channel

You may also like