Në mediat italiane thuhet se është zbehur shumë pista që çon në Milano Paulo Dybalën. Megjithatë, në skenë ka dalë një pakt që Beppe Marotta ka bërë me yllin argjentinas i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin.
Një javë kohë i ka kërkuar Beppe Marotta, Dybalës dhe agjentëve të tij për të zgjidhur këtë çështje. Pasi të mbyllë përfundimisht procedurat për lojtarët që do të afrohen, numri 1 i merkatos zikaltër do të zgjidhë situatën me Paulo Dybala.
Zgjidhja e situatës konsiston siç është raportuar edhe shpesh nga mediat në dy lëvizje. Largimi i dy nga tre sulmuesve, Dzeko, Correa dhe Sanchez. Me shumë gjasa, Marotta do të sistemojë lojtarët që nuk janë më pjesë e planit zikaltër dhe pritet që të zhbllokohet edhe pista që sjell Dybalën në Milano. /oversport.tv