Tirana humbet miqësoren e luksit, Fenerbahce e mposht me poker golash

by admin
Spread the love

Tirana është mposhtur në miqësoren e luksit që zhvilloi sot në Stamboll përballë Fenerbahce. Vendasit fituan me rezultatin 4-0 në një sfidë që u dominua totalisht prej tyre. Edhe pse Tirana u përpoq në disa raste, nuk ia doli dot të çante mbrojtjen turke.

Ishte Mërgim Berisha ai që prishi ekuilibrat në fillimin e pjesës së parë. Sulmuesi me orgjinë shqiptare shfrytëzoi një harkim në zonë dhe pas vetëm 9 minutash lojë i çoi shifrat në 1-0. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën Fenerbahce u tregua edhe më e saktë përpara portë.

Në minutën e 53-të Novak shenoi golin e dyfishimit, ndërsa dy golat e tjerë u shënua në fundin e takimit. Ishte fillimisht Pelkas në minutën e 84-t, e më pas Samatta në të 88-ën që plotësuan pokerin për ekipin turk.

Për sa i përket formacionit të Tiranës, bardheblutë e nisën lojën me Bekaj në portë, ndërsa përpara tij u vendos Najdovski, Tosevski, Behiratsche dhe Ismajlgeci. Albano Aleksi, Velel Limaj, Ennur Totre dhe Redon Xhixha mbështetën sulmin e përbërë nga Seferi dhe Devid. /oversport.tv

You may also like