E ardhmja e Zaniolo mbetet pezull, do të ketë një takim me drejtuesit

by admin
Spread the love

Prej kohësh Nicolo Zaniolo nuk konsiderohet më i pashitshëm nga Roma. Talenti italian ka rënë në radarët e Milanit dhe të Juventusit që kanë shfaqur interes të madh për 22-vjeçarin.

Kështu, në ditët në vijim pritet një takim mes agjentëve të Zaniolos dhe drejtuesve të Romës për të caktuar të ardhmen e lojtarit. Kryeqytetasit kërkojnë të grumbullojnë sa më shumë para nga shitja e tij për të financuar merkaton.

Për sa i përket shifrës që kërkohet, Roma dëshiron të grumbullojë rreth 50-55 milionë euro nga shitja e tij. Megjithatë, për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë që i afrohet pretendimeve financiare të Romës. Kështu, në takim do të diskutohet jo vetëm për shitjen, por edhe për rinovimin. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like