Cremonese ishte një nga tre ekipet që u ngjitën në Serie A për edicionin e ardhshëm. Megjithatë, në fundin e sezonit ata larguan nga stoli i tyre trajnerin Fabio Pecchia duke prishur marrëveshjen në mënyrë konsensuale.
Ndërkohë që Cremonese gjithashtu ka zyrtarizuar edhe trajneri e ri që do të ulë në stol për sezonin tjetër. Kështu, ata kanë zgjedhur trajnerin e larguar nga Perugia, Massimiliano Alvini.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare. Kështu, Alvini do të drejtojë sezonin tjetër Cremonesen në Serie A, ndërsa klubi u ngjit në elitën e futbollit italian së bashku me Monzan dhe Leccen. /oversport.tv
‼️ Massimiliano Alvini nuovo allenatore della Cremo 🔘🔴
Benvenuto, mister !
⬇️COMUNICATO⬇️https://t.co/w0XGKNPY0H#forzagrigiorossi #SerieATim #WeAreCalcio #cremonese pic.twitter.com/MjuGts8l2I— U.S. Cremonese (@USCremonese) June 9, 2022
Foto: uscremonese.it