84 mijë euro dhe 22 vetura të konfiskuara në aksionin “Brezovica”

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.

Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.

“ Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Klankosova.tv

Në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.

Personat e arrestuar dyshohen për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie të tatimit”/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Shkon në 15 numri i të arrestuarve në rastin “Brezovica”

You may also like