813 raste të reja, 10 të vdekur nga KOVID-19 në RMV

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 5.165 testimeve të kryera, 813 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, prej të cilëve numri më i lartë është shënuar në Shkup, me gjithsej 549 raste pozitive. Në periudhën e njëjtë kohore 6 persona kanë humbur betejën me kovid-19, edhe atë 3 prej tyre ishin nga Shkupi dhe Tetova, 2 nga Kërçova, 1 nga Gostivari, dhe Vallandova, ndërsa sipas regjistrit Termini im, janë regjistruar edhe 4 të vdekur, 2 nga Tetova dhe një nga Kërçova dhe Gostivar, në periudhën prej 27-29.12.2022. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se në 24 orët e fundit 998 të infektuar janë shëruar. Që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, numri I të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 234.277, i të shëruarve në 215.852, të vdekurve në 8.042, ndërsa aktualisht numri I rasteve aktive rezulton në 10.383. /SHENJA/


You may also like