7 hapa për të arritur suksesin në biznes dhe jetë

by admin
Spread the love

Pjesa më e
madhe e sipërmarrësve janë ekzekutues të zot, por duhet ta themi, performanca
nuk mjafton. 

Edhe
konkurrentët janë po aq të aftë. Dhe në të shumtën e rasteve kanë më shumë
burime në dispozicion. Për të ecur përpara ne duhet të jemi ekzekutuesit
kryesorë.


poshtë janë shtatë hapa se si t’ia dilni mbanë:

Dëshira. Dëshirë
do të thotë të jesh i vëmendshëm dhe këmbëngulës në të bërit e diçkaje, të kesh
vendosmëri në mënyrë të vazhdueshme, të bësh përpjekje konstante, të jesh i
palodhur, aktiv, të kesh shpejtësi, zell dhe të jesh i përpiktë.

Bindja. Bindje
do të thotë të jesh absolutisht i sigurt, të kesh besim dhe të mos kesh asnjë
dyshim. E kundërta e bindjes është mosbesimi, dyshimi, skepticizmi, pasiguria,
frika.

Guximi. Guxim
do të thotë të jesh i patrembur, të mos kesh frikë, veçanërisht në beteja dhe
situata të rrezikshme. Marrja në sy e vështirësive.

Dijet. Njohuri
do të thotë të kesh informacion se si funksionojnë gjërat, veçanërisht
informacione të fituara nëpërmjet vëzhgimit, identifikimit, përshkrimit,
hetimit, përvojës dhe shpjegimit. 

Vetëdisiplina. Vetëdisiplinim
do të thotë të korrigjosh apo rregullosh veten për hir të përmirësimit. 

Durimi. Durimi
është aftësia pwr tw refuzuar të heqësh dorë. Bindja juaj për të realizuar atë
që keni vendosur të bëni do të vihet në provë nëpërmjet zjarrit. Kur ato ditë
të vështira vijnë, kur pengesat t’ju dalin para në rrugëtimin tuaj drejt
suksesit,  aty durimi do të vihet në provë.

Dashuria
dhe vullneti i mirë.
 Pa dashuri dhe vullnet të mirë
ju kurrë nuk do të arrini suksesin. Dashuria dhe vullneti i mirë, respekti dhe
mirësjellja nuk kushtojnë asgjë. 

Ky
është investimi më i mirë që mund të bëni, i cili ka përfitime të mëdha.

You may also like