6-vjeçari i pashoqëruar hipet fluturimin e gabuar – Shqip

by admin
Spread the love

Një 6-vjeçar në SHBA fluturoi i vetëm në qytetin e gabuar, pasi u hip gabimisht në një tjetër avion nga kompania ajrore Spirit Airlines. Casper po udhëtonte nga Philadelphia për të takuar gjyshen e tij në Fort Myers, Florida. Por ai përfundoi në Orlando, që ndodhet 4 orë larg nga Fort Myers, pasi u vendos gabimisht në avionin e gabuar.

Spirit Airlines kërkoi ndjesë dhe i ofroi gjyshes së tij rimbursim për transportin me makinë.

Sipas asaj që shkruan BBC, Casper duhet të udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Philadelphia për në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas Jugperëndimore në Fort Myers, të enjten, për të shkuar te gjyshja e tij Maria Ramos.

Por në një skenë të ngjashme me filmin “I vetëm në shtëpi 2”, ku Kevin hipën në avionin e gabuar, duke mbetur i vetëm larg familjes së tij për Krishtlindje, Casper u vendos në një avion për në Orlando, që është rreth 260 kilometra larg Fort Myers.

Pasi avioni me të cilin priste nipin e saj u ul, gjyshja e tij u alarmua. “Vrapova brenda avionit tek stjuardesa dhe e pyeta: Ku është nipi im? Ai iu dorëzua juve në Philadelphia.” Por stjuardesa iu përgjigj se nuk kishte pasur në dorëzim asnjë fëmijë.

Fatmirësisht Casper arriti që të telefononte gjyshen e tij pak kohë pasi zbriti në Orlando. Gruaja udhëtoi më pas nga Fort Myers për të marrë nipin 6-vjeçar.

Teksa kërkoi ndjesë për këtë gabim, kompania ajrore tha se po kryente një hetim të brendshëm, për të kuptuar sesi kishte ndodhur.

BBC shkruan se gabime të tilla janë të pazakonta, megjithatë në të shkuarën ka ndodhur që minorenë të pa shoqëruar, ashtu sikurse edhe pasagjerë të tjerë të rritur kanë marrë fluturimin e gabuar.

Në 2009, dy vajza të ndryshme, të dyja të pashoqëruara, u hipën në fluturime të gabuara, po në SHBA. Në atë kohë, kompania përgjegjëse ajrore ia vuri fajit keq komunikimit mes stafit.

Në 2019-n, një djalë u vendos në një udhëtim nga SHBA drejt Gjermanisë, ndërkohë që duhet të shkonte në Suedi./tvklan.al

You may also like