6 sfida të Serie A sot në Oversport dhe Tibo/ Në fushë zbresin edhe Juve e Lazio

by admin
Spread the love

Do të jetë një ditë shumë e larmishme kjo e diel në Oversport dhe Tibo ku do të transmetohet një maratonë plot me ndeshje. Serie A do të zhvillojë sot gjashtë sfida mjaft interesante që do të keni mundësi t’i ndiqni në kanalet tona.

Sfida e parë do të startojë në orën 12:30 dhe do të jetë ajo midis Atalantës dhe Cremoneses. Një fitore për të besuarit e Gasperinit do t’i çonte menjëherë në krye të tabelës së klasifikimit, ndërsa Cremonese është ende në kërkim të fitores së parë.

Në orën 15:00 do të zhvillohen tre sfida të tjera. Bologna e cila sapo ka larguar trajnerin Mihajlovic do të ndeshet në shtëpi përballë Fiorentinës. Do të luhet gjithashtu edhe Lecce-Monza me të dyja ekipet që janë në kërkim të fitores së parë. Sfida tjetër e orës 15:00 do të jetë ajo midis Sassuolos dhe Udineses.

Në orën 18:00 do të jetë radha e Lazios që përballë do të ketë ekipin e Veronës. Ekipi i Lazios kërkon të rikthehet te fitorja pas dy zhgënjmeve të fundit në kampionat, por Verona nuk është kurrë një kafshatë e lehtë.

Sfida që do të mbyllë ditën e sotme do të startojë në orën 20:45 dhe do të jetë ajo midis Juventusit dhe Salernitanës. “Zonja e Vjetër” kërkon të hedhë pas krahëve humbjen në Champions League ndaj PSG dhe sfida ndaj Salernitanës mund të sjellë edhe rikthimin e bardhezinjve te fitorja. /oversport.tv

You may also like