6 Marsi, LSI dërgon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje

by admin
Spread the love

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjdhjeve kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit.

LSI do të marrë pjesë në zgjedhje në bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë e Rrogozhinë. Më herët në KQZ janë regjistruar Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Sakaq, pritet që partitë politike të bëjnë publik edhe emrat e kandidatëve. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo me një koalicion të përbashkët edhe me Komisionin e Rithemelimit.

You may also like