55-vjeçari që vdiq në Drenas ishte punëtor i KEK-ut

by admin
Spread the love

Vdiq një person 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit, i cili dyshohet se ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Besim Ibrahimi, që vdiq nga ky tym, ishte punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Këtë e bëri të ditur vetë kjo korporatë, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Korporata Energjetike e Kosovës, sot në orët e vona, ka marrë lajmin e hidhur se në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, në shtëpinë e tij, kolegu ynë Besim Ibrahimi. Lajmin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata gjithashtu i kanë shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Të tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta të kolegut Besim Ibrahimi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe Besim!”, thuhet tutje në njoftim.

Dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike, vdes një 55-vjeçar nga Drenasi

You may also like