Ndoshta s’e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë më ”pisanjose”.
1.Shigjetari: Shigjetarët nuk qëndrojnë shumë kohë në shtëpi. Ata shkojnë për të mbaruar thjesht disa punë dhe largohen. Ne këtë mënyrë shmangin punët e shtëpisë dhe shumë gjera i neglizhojnë për në momentin e fundit. Justifikimi i tyre më i mirë? “Kam gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për të bërë”.
2.Akrepi: Eh sikur shtëpia te pastrohej vetë! Akrepat ëndërrojnë gjithmonë të zgjohen në një shtëpi te pastër e të rregullt, por kur bie fjala të bëjnë punët në shtëpinë e tyre nuk e vënë edhe aq ujin në zjarr, madje justifikohen duke thënë nuk kam kohë.
3.Binjakët: Për sa i përket rregullit dhe pastërtisë binjakët nuk janë në nivelin e duhur. Në përgjithësi i bëjnë gjërat shpejt e shpejt sa për t’u quajtur e pa ju dhënë rëndësi detajeve të vogla, madje shpeshherë i grumbullojnë punët për t’i bërë në një moment kur të munden.
4.Peshqit: Përfundimisht peshqit janë shumë të çrregullt dhe nuk ju pëlqen aspak të bëjnë punë shtëpie. Kjo gjë mund të ndodhe shumë rrallë vetëm kur i shtyjnë të tjerët.
5.Gaforrja: Gaforrja është shenja më e çrregullt. Të ndjeshëm dhe nostalgjikë në shpirt, ata ruajnë objekte të hershme që ju kujtojnë të shkuarën. Organizimi dhe pastrimi i shtëpisë ndodh në raste shume te rralla dhe sigurisht sa më shumë objekte mbledhin, aq më shumë ulet mundësia që t’u fshijnë pluhurin të paktën një herë në vit./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");